Të ftuar: Sandër Lleshaj, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha.

Lleshaj: Nisma për shpëtimin e Alvinit nga Shqipëria

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se nisma për shpëtimin e Alvin Berishës nga kampi i Al Hol në Siri u ndërmor nga Shqipëria. I ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion”, Ministri iu përgjigj edhe kritikave për praninë e tij në këtë operacion. Ai tha se kishte shkuar në Siri për të përshpejtuar dhe për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij procesi, për të mbështetur të gjithë ata që morën pjesë në të.

Blendi Fevziu: Ju ishit në një mision në Siri, kur shkuar dhe përse shkuat zoti Ministër? Ka pasur mjaft kritika sipas të cilave prania juaj atje nuk ishte e domosdoshme, kur bëhej fjalë se shteti shqiptar thjeshtë do të pajiste me dokumente djalin.

Sandër Lleshaj: Kritika nga kush?

Blendi Fevziu: Nga të gjitha anët. U quajt që morët pjesë në një show mediat, që nuk kishit ndonjë rol…

Sandër Lleshaj: Sigurisht ka njerëz që janë të profilizuar për të bërë kritika, megjithatë unë do të them një fakt, që Alvin Berisha është i lirë, është kthyer atje ku i takon, në familjen e tij, falë një pune të përbashkët të shumë autoriteteve, të shumë agjencive shqiptare, italiane dhe më tej. Unë kam qenë atje për të përshpejtuar këtë proces, për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij procesi, për të mbështetur të gjithë ata që morën pjesë në këtë.

Blendi Fevziu: Si do ta përshpejtonit ju këtë proces?

Sandër Lleshaj: Të gjithë ata njerëz që ishin atje janë njerëz të ekipit shqiptar, përjashtuar ata me jelek të kuq, që anë Kryqi dhe Gjysmë Hëna e Kuqe, të tjerët janë shqiptarë, ose për shkakun tonë të ardhur atje. Ky është pothuajse efekti i vajtjes time atje. Nuk kam shkuar për të bërë operacionin, nuk kam shkuar unë për ta shpëtuar Alvin Berishën, kam shkuar për të mbështetur operacionin.

Blendi Fevziu: Kush e kreu operacionin?

Sandër Lleshaj: Operacioni është kryer nga një bashkëpunim i policisë shqiptare, Kryqit të kuq, Gjysmë Hënës së kuqe dhe autoritetet italiane.

Blendi Fevziu: Kush e ndërmori nismën?

Sandër Lleshaj: Nisma u ndërmor nga Republika e Shqipërisë. Republika e Shqipërisë, sepse këtu bëhet fjalë për një qytetar shqiptar, i cili është përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe iniciativa është marrë nga Republika e Shqipërisë përmes një shkrese zyrtare që ambasada jonë në Romë i ka drejtuar Gjysmë Hënës së Kuqes të Sirisë, ku i ka kërkuar mbështetje për segmentin e parë të operacionit, që ishte lëvizja nga kampi Al Hol deri në kufirin e Sirisë. Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe kanë vepruar në emër dhe për llogari të shtetit shqiptar, me autorizimin tonë. Ato nuk mund të veprojnë vetëm, pa patur një autorizim. Pra kanë punuar në emër të shtetit shqiptar. Pastaj ka pasur një segment të dytë, ku ka qenë në lojë vetëm shteti shqiptar, pra nga kufiri i Sirisë deri në dorëzimin e djalit në ambasadën italiane. Më pas ai është pajisur me dokumente të udhëtimit për të shkuar në Itali.

Debati i ministrit me gazetaren: Bëj pyetje, nuk kam ardhur për komente

Shpëtimi i Alvin Berishës nga kampi i Al Hol tërhoqi vëmendjen e opinionit publik gjatë javës së kaluar. Tashmë i takon radha personave të tjerë shqiptarë të cilët ndodhen në kampe të tilla që të shpëtohen.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se plani që ishte përgatitur për shpëtimin e tyre u shkatërrua për shkak të ndryshimeve në rajon. Megjithatë ai theksoi se po punohet për një plan tjetër.

Koha e ndërhyrjes e palës shqiptare për shpëtimin e shqiptarëve që ndodhen në Siri u shoqërua me një debat mes ministrit Lleshaj dhe gazetares Klodiana Lala.

Klodiana Lala: Për 8 muaj ju nuk bëtë asgjë. Nga Marsi deri në Tetor.

Sandër Lleshaj: Nëse ju mendoni se nuk kemi bërë asgjë, nuk kemi bërë asgjë.

Klodiana Lala: Më thuaj një të kthyer me ndërmjetësim të Ministrisë së Brendshme. Ju thoni kemi bërë përgatitje 8 muaj, por ndërkohë…

Sandër Lleshaj: Në qoftë se kemi shpëtuar një person…

Klodiana Lala: Kë keni shpëtuar? Alvin Berishën që ndërhynë italianët…

Sandër Lleshaj: Do bësh pyetje apo komente, se me komente nuk flas unë.

Klodiana Lala: Kam të drejtën edhe të komenteve.

Sandër Lleshaj: Jo nuk kam ardhur për komente. Nuk komentoj me ju.

Klodiana Lala: Këtë e vendos drejtuesi i emisionit nuk e vendosni ju.

Sandër Lleshaj: E vendos edhe unë. Komete nuk bëj unë. Më bëj pyetjen. Zonja Lala kam ardhur me idenë se gazetarët bëjnë pyetje.

Klodiana Lala: Po të bëj pyetjen. Nga Marsi në Tetor çfarë bëtë? Goditja e grupit xhihadistëe ka ndodhur në vitin 2014. Ne nuk e kishim të panjohur situatën.

Sandër Lleshaj: Rënia e ISIS ka shtruar çështjen e tërheqjes së luftëtarëve.

Klodiana Lala: Po ju pyes konkretisht për një periudhë 8-mujore ku ju nuk keni bërë asgjë përveçse flisni për plane në letra.

Sandër Lleshaj: Për këto flisni nesër në gazeta. Gjithë çështja për shpëtimin e fëmijëve ka lindur pas lindjes së ISIS si entitet. ISIS nuk ka rënë para dy vjetësh.

Klodiana Lala: Në muajin Mars deri kur hynë turqit janë 8 muaj zoti ministër. Është kohë shumë e gjatë për ta bërë.

Sandër Lleshaj: Sikur të ishit ju ndoshta do e kishit bërë. Nuk është aq kollaj atje.

Klodiana Lala: Nuk po pretendoj se është kollaj.

Sandër Lleshaj: Zonja Lala mundoheni për hir të gjërave shiheni pozitiv. U shpëtua një njeri. Kur shpëtohet një njeri mund të jetë shpëtuar një qytetërim i tërë, një fis i tërë që shpresoj se vjen pas atij djali. Është bërë shumë edhe me një njeri.

Klodiana Lala: Kjo është shumë patetike zoti ministër.

Sandër Lleshaj: Është realiste.

Sandër Lleshaj flet për atentatin ndaj Arjan Ndojës

Nga studio e “Opinion”, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke folur për herë të parë për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja tha se lajmi shumë i madh është që policia arriti të identifikonte një prej autorëve të kësaj ngjarje.

I pyetur nëse ka një pistë sa i përket objektivit të këtij atentati, Lleshaj tha se ato do të dalin kur prokuroria të konkludojë hetimet.

Lleshaj tha se nuk është e qartë ende nëse prokurori është goditur për shkak të detyrës ose jo dhe se kjo do të dalë kur prokuroria të konkludojë hetimet.

Klodiana Lala: U godit një prokuror, në momentin që ishte në valën e akuzave që vinin nga Kryeministri dhe Zv/Kryeministri. Deri më tani, a keni arritur ta ndani ju dhe keni një ide të qartë që është goditur prokurori për shkak të detyrës, apo personi që e shoqëronte.

Sandër Lleshaj: Për këto çështjet e detajeve hetimore jeni ju që duhet t’ju pyes sepse mund të dini ju më shumë se ju. Sepse mesa kam parë në publikimet tuaja ju jepni detaje që unë nuk i di.

Blendi Fevziu: Nëse Ministri i Brendshëm nuk i di këto detaje është shqetësuese besoj.

Sandër Lleshaj: Jo , Ministri i Brendshëm nuk duhet t’i dijë detajet e hetimit dhe nuk duhet të fusë hundët. Dhe unë nuk i përziej duart dhe nuk i fus hundët në detajet e holla hetimore, sepse çështja është në hetim, ne të gjithë e dëmtojmë çështjen, kushdo që jep, detaje operacionale apo të dosjes hetimore, e dëmtojnë sepse është një dosje shumë serioze.

Blendi Fevziu: Është goditur një prokuror i republikës, në mes të autostradës, në mes të ditës.

Sandër Lleshaj: Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse është goditur si prokuror apo është goditur si individ. Kjo ende nuk është e qartë.

Blendi Fevziu: Kush e ndan prokurorin nga individi për sa kohë ai mban statusin.

Sandër Lleshaj: Nëse është goditur për shkak të cilësive të prokurorit, apo është goditur për arsye të tjera që nuk lidhen me prokurorin.

Klodiana Lala: A keni ju paraprakisht një pistë ku po hetohet?

Sandër Lleshaj: Ka një lajm shumë të madh. Lajmi shumë i madh është fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord të sigurojë prova të pakundërshtueshme, të cilat identifikojnë autorët e këtij krimi.

Blendi Fevziu: Por jo shkakun.

Sandër Lleshaj: Shkakun jo, por kemi arritur të identifikojmë, ata jo unë, me prova të pakundërshtueshme të paktën njërin prej autorëve.

Lleshaj: Policisë do t’i jepen më shumë atribute për përgjimet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se po punohet për ndryshimin e legjislacionit që do t’i japë më shumë mundësi policisë të godasë krimin. Lleshaj theksoi se policisë, me ndryshimet e reja ligjore, do t’i jepen më shumë atribute për sa i përket sekuestrimeve, kontrolleve të banesave apo dhe përgjimeve.

“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca në fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit. Janë sekuestruar po them 70 milionë euro tashmë po bëhen lëvizje ligjore që një pjesë e madhe të parave të sekuestruara t’i kalojnë policisë për të krijuar kapacitete.

Këta që sfidojnë në rrugë, ke prej tyre që shoqërohen përditë. Për banditët e rrugëve po merren masat dhe ne do mbyllim brenda muajit Nëntor masat ligjore të cilat do bëjnë jetën e tyre shumë herë më të vështirë. Sepse do i jepen atribute shumë më të mëdha policisë. Atribute për përgjim… Legjislacioni që po bëjmë është i konsultuar nga ekspertiza më e mirë evropiane”, tha Lleshaj.

Kujtojmë që disa javë më parë, po nga e njëjta studio, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të veçantë për të gjithë personat me precedentë kriminale, për të cilët tha se do iu rezervohet një trajtim “që nuk i shkon në mendje asnjërit sot në Shqipëri”.

Lleshaj: Policisë do t’i jepen më shumë atribute për përgjimet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se po punohet për ndryshimin e legjislacionit që do t’i japë më shumë mundësi policisë të godasë krimin. Lleshaj theksoi se policisë, me ndryshimet e reja ligjore, do t’i jepen më shumë atribute për sa i përket sekuestrimeve, kontrolleve të banesave apo dhe përgjimeve.

“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca në fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit. Janë sekuestruar po them 70 milionë euro tashmë po bëhen lëvizje ligjore që një pjesë e madhe të parave të sekuestruara t’i kalojnë policisë për të krijuar kapacitete.

Këta që sfidojnë në rrugë, ke prej tyre që shoqërohen përditë. Për banditët e rrugëve po merren masat dhe ne do mbyllim brenda muajit Nëntor masat ligjore të cilat do bëjnë jetën e tyre shumë herë më të vështirë. Sepse do i jepen atribute shumë më të mëdha policisë. Atribute për përgjim… Legjislacioni që po bëjmë është i konsultuar nga ekspertiza më e mirë evropiane”, tha Lleshaj.

Kujtojmë që disa javë më parë, po nga e njëjta studio, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një plan të veçantë për të gjithë personat me precedentë kriminale, për të cilët tha se do iu rezervohet një trajtim “që nuk i shkon në mendje asnjërit sot në Shqipëri”.

Lleshaj i përgjigjet gazetarit të “Le Iene”: Flamurin shqiptar e gjetëm në Liban

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi ndaj një postimi të gazetarit të “Le Iene”, Taulant Kopliku në lidhje me operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës.

Lleshaj deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se ndryshe nga çfarë pretendon Kopliku, flamurin shqiptar e ka gjetur në Liban nga punonjës të konsullatës tonë atje.

“Ça ti them këtij tashi. E para dua t’i them që flamurin nuk e kishim marrë ne me vete. Aludon dhe ky Kopliku. Atë flamur e kemi gjetur atje. E vlerësoj punën që ka bërë televizioni italian për ta sensibilizuar rastin. Ka të pavërtetë faktin që kemi marrë flamurin. Është e pavërtetë. Ata djemtë me flamurin shqiptar nuk ishin nga Shqipëria. Ishin punonjës të konsullatës shqiptare. Operacionin e shpjegova. Është zhvilluar në këto sekuenca: a. Kryqi i Kyq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe, b. Shqipëri dhe c. Italia në fazën e fundit”, tha Lleshaj.

Ndërkohë me anë të një reagimi në Facebook, Taulant Kopliku, i cili ka hyrë në kampin Al Hol, thotë se pala italiane ka mbetur e habitur nga reagimi i oficerëve shqiptarë pas shpëtimit të Alvinit.

Postimi i plotë:

“Po themi ishe aktori kryesor i gjithë çfarë ndodhi atë ditë në kufiri mes Libanit dhe Sirisë. Po themi gjithë çfarë do, kjo  për hir të flamurit që vartësit e tu ishin kujdesur që të merrnin dhe t’ia hidhnin krah Alvinit. Ashtu siç po deklaron ti pa t’u dridhur qerpiku. Vetëm dy gjëra të vogla doja të sqaroja. Së pari që nuk mbeti Alvini që t’i jepni ju dashurinë për flamurin sa për shoë e shkrepur foto një pas një. Ka një babë, një gjysh që do dijnë ta brumosin me lerat e një shqiptari të mirë pa patur nevojë për këta telenovela libaneze.

Së dyti diçka ta kesh për ete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”. Janë gajasur italianët me ata kingat e palestruar e me syze të errëta që mbërritën te ambasada duke përplasur duarsh dhe përqafuar njëlloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Rinën. Kishin ngelur të habitur të gjithë se ça dreqin hidhen përpjetë këta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njëfarë Apollo Creed kartolinash, që pasi u dendën me të ngrëna e të pira hoteleve të luksit të Bejrut iu dedikuan festës së “fitores” së madhe të arritur me shumë mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit të lavdishëm.”

Aksidentet rrugore, Ministri: Qytetarët të mbledhin mendjen e kokës

Ministri Sandër Lleshaj zbuloi mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” masat që pritet të marrë policia me qëllim ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, si një mënyrë për të reduktuar numrin e lartë të aksidenteve në vend.

Lleshaj tha se projekti në fjalë parashikon vendosjen e sensorëve në të gjitha akset e Shqipërisë dhe vendosjen e targës dixhitale, e cila do të bëjë të pamundur ndërrimin e targës. Kjo tha Ministri është e vetmja gjë që mund të bëjë policia. Ajo që ngelet pastaj për t’u bërë nga e gjithë Shqipëria, është mbledhja mendjes.

Duke folur për numrin e lartë të aksidenteve në vend, Lleshaj u shpreh se krimineli më i madh sot në vend është shoferi. 

Sandër Lleshaj: Shifra e numrit të viktimave në Shqipëri, është një shifër e cila është në rënie, është e tmerrshme, por është në rënie. Është një situatë e cila ka 1 mijë faktorë pas saj. Policia e Shtetit në këtë rast ka vetëm një përgjegjësi, të mundohet të sensibilizojë opinionin publik, shkollat, të ndalojë ata të çmendur nëpër rrugët e vendit. Reagim ka dhe ka përditë. Polica ndëshkon 1500 veta në ditë në Shqipëri. Dhe aty ndalohen, ndëshkohen e merren patenta me 60-70 edhe gjatë një nate. Problemi këtu është problem edukate të munguar tonën. Rruga është vrasësi më i madh se krimi. Nga krimi ne na vriten 50 veta në vit, rruga na vret 5 fish, afërsisht. Pra krimineli më i madh janë shoferët tanë.

Blendi Fevziu: Shoferët që duhet t’i disiplinosh nëpërmjet ligjeve dhe rregullave. Nuk mund të vendosësh radarë zoti Ministër që të mos njohë më polici, çuni kujt është, goca e kujt është…

Sandër Lleshaj: Ajo që po them, ne me kapacitetet e policisë afërsisht kaq mund të kapet, se aq njerëz kemi. Ne kemi mbyllur projektin, i cili parashikon vendosjen e sensorëve në të gjitha akset e Shqipërisë, një kjo. E dyta, vendosjen e targës dixhitale, e cila do të bëjë të pamundur ndërrimin e targës, pra të ashtuquajturës sistemit me 3 targa. Dy targa të zakonshme dhe një brenda xhamit, e lexueshme elektronikisht me çip, e cila bën të pamundur që shoferi ta ndërrojë sepse nuk hiqet ajo brenda, stikeri i brendshëm nuk hiqet. Në këtë fushë e vetmja gjë që ne mund të bëjnë është kjo dhe do ta bëjmë këtë, pajisjen me sensorë dhe një sistem të qendërzuar i cili do të monitorojë dhe gjenerojë automatikisht gjobat për këdo në Shqipëri dhe ajo që ngelet pastaj për t’u bërë jo nga ne, por nga e gjithë Shqipëria, është mbledhja mendjes, sepse po lemë nam si shoqëri me këtë sjellje të pa përgjegjshme./tvklan.al

Fevziu tregon si i lëvizi makina në rrugë

Gazetari Blendi Fevziu tregoi mbrëmjen e kësaj të hëne nga studio e “Opinion” për eksperiencën e tij në aksin rrugor nga kthesa e Saukut deri tek rrethrrotullimi i TEG-ut, një rrugë të cilin ai e bën çdo natë për t’u kthyer në shtëpi.

Fevziu tregoi se i rastis shpesh që të bëhet dëshmitar i garave me makina. Ai tha se një nate i kishte lëvizur makina nga rruga, pasi pranë i kishte kaluar një automjet me shpejtësi marramendëse.

Vetëm në një nga rrugët e Tiranës ku ka ndodhur një aksident i tmerrshëm dje, është një rrugë që unë e bëj thuajse çdo natë dhe që rregullisht, të paktën 1-2 herë në muaj më qëllon që bëhem dëshmitar, edhe i garave të makinave me shpejtësi marramendëse. Më ka lëvizur makina një ditë nga rruga, sepse pranë meje kaloi me 200 km në orë një makinë dhe nuk mblodha dot veten se makina tjetër, erdhi nga ana tjetër. Ata mund të godasin një njeri që ecën, vetë mund të përplasen dhe nuk ka reagim. Ndërkohë që gjithë ai aks rrugor nga kthesa e Saukut deri tek rrethrrotullimi i TEG-ut, është i mbushur me makina që ndalojnë anash dhe dalin pinë, nuk e di çfarë pinë në atë rrugë”, tregoi gazetari.

/tvklan.al