OPINION – SHPERTHIMI I ILIR METES!

OPINION – SHPERTHIMI I ILIR METES!

03:58 03/07/2019

Të ftuar:

Andi Bejtja

Preç Zogaj

Anila Basha

Lorenc Vangjeli

Në lidhje direkte:

Ervin Salianji

Eduard Shalsi

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, tha në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Presidenti Ilir Meta nuk është më neutral dhe ka ndërmarrë një lëvizje kundër qeverisë.

Duke iu referuar deklaratave të ashpra që bëri sot kreu i shtetit, Shalsi u shpreh se kriza politike është e stisur.

“Vërtetë është edhe për të qeshur edhe për të qarë dhe ç’përgjigje mund t’i japësh kësaj konference të çartur. Kjo është një krizë e stisur politike. Në Shqipëri ka një krizë të stisur. Krizë të ca personazheve… Po të kemi parasysh që në Mars dha një deklaratë tjetër po kaq të çuditshme. Presidenti sot doli haptas, nuk përfaqëson më unitetin kombëtar, nuk është më neutral, është palë, madje jo palë por po kryeson një lëvizje kundër qeveritare. Do të kishte qenë shumë më e ndershme nga ana e tij që të dilte përpara shqiptarëve të thoshte që unë nuk mund të jem President i gjithë shqiptarëve, nga tani e tutje po vesh kostumin e kryeopozitarit dhe po dal po luftoj”, tha ministri Shalsi.

Lidhur me propozimin e Ilir Metës që në 13 Tetor të mbahen zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, presidenciale dhe vendore, Shalsi u shpreh se zgjedhjet bashkiake kanë përfunduar.

“Zgjedhjet vendore kanë mbaruar. Ajo që duhet të ndodhi është që ftesës tonë për të filluar dialogu për reformën zgjedhore duhet t’i përgjigjeshin. Palët të ulen duke mos vendosur më kushte, duke mos lejuar pazare, por deklarata e sotme e presidentit…kjo është një situatë anormale, por kurrsesi jo për fajin tonë. Përballë PD dhe LSI ne kemi qenë korrekt”.

Turizmi i abenture nen uje!

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori