Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje që të shmanget dhuna me motive politike në Shtetet e Bashkuara, pas asaj që u duk si tentativa e dytë për të vrarë Donald Trumpin të dielën.
“Amerika ka vuajtur shpesh nga tragjeditë e shkaktuara nga plumbat e vrasësve. Ato nuk zgjidhin asgjë përveçse përçajnë vendin”.
Në njërin prej reagimeve pas kësaj tentative, kandidati republikan për president akuzoi drejtpërdrejtë presidentin aktual Joe Biden dhe rivalen demokrate Kamala Harris se po ushqejnë tensionet politike dhe përçarjen e shoqërisë amerikane, pasojë e të cilës sipas tij ishte edhe përpjekja e dytë në dy muaj për ta vrarë atë.
Policia amerikane publikoi pamjet e xhiruara nga kamerat e trupit të policëve, të momentit të arrestimit të 58-vjeçarit Rajan Rauth, ndaj të cilit ka dyshime të forta se kishte planifikuar të vriste Donald Trumpin.
I akuzuar për përdorimin e armës për qëllime kriminale, Rauth do të dalë të hënën e ardhshme për t’u njohur zyrtarisht me akuzën, ndërsa rrezikon 20 vite burg.
Hetuesit thanë se ai qëndroi për 12 orë i fshehur mes shkurreve në gardhin rrethues të resortit të golfit Trump në Florida, ku priste të vriste me kallashnikov kandidatin republikan, ndonëse në vendin e përzgjedhur nuk e kishte Trumpin në fushëpamje.
Tv Klan