OPINION – SKANDALI, GJYQTARI QE KERKONTE SEKS! – TV KLAN

OPINION – SKANDALI, GJYQTARI QE KERKONTE SEKS!

Emision: 09.01.2019

Të ftuar:

Saimir Kodra – Moderator i emisionit “STOP”
Juli Xhokaxhi – Gazetare
Jordan Daci – Avokat
Armand Bajrami – Gazetar
Valbona Treska – Psikologe

I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Opinion”, për të folur mbi skandalin e publikuar nga “Stop” ku gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi shfaqej duke marrë ryshfet e duke kërkuar favore seksuale, drejtuesi i programit investigativ, Saimir Kodra tregoi se denoncuesja kishte shpenzuar në total një shumë prej 10 mijë eurosh për të marrë kujdestarinë e së bijës. Kodra tregoi se ajo kishte zhvilluar dy procese gjyqësore dhe kalvari me drejtësinë kishte nisur që në vitin 2012.

“Kalvari ka filluar në 2012-n. Që t’i bie shkurt, nga 2012-ta deri në 2018-n, pra në dy procese gjyqësore që ka zhvilluar për të marrë vajzën ka harxhuar diku tek 10 mijë euro, për të marrë vajzën e saj. Vajza është mature (e rritur), ka vendosur vetë që të jetojë me mamanë. Përtej kësaj, u desh të paguheshin paratë”.

Drejtuesi i “Stop” tregoi edhe njëherë detaje nga takimet mes denoncueses dhe gjyqtarit Hysi.

“Erdhi dhe na tregoi të gjithë historinë. Ajo e thotë atje që në takimin që ka pasur, kur ky e thërriti që i dha numrin e telefonit dhe i tha që do të të marr unë, e ka shkëmbyer numrin e celularit me idenë që do t’i kërkonte ndonjë letër, ndonjë shtesë me tepër. Ky i ka kërkuar takim. I kishte thënë kjo ok do të telefonoj unë. Po atë ditë e ka takuar në një hotel të Fierit, në një prive, jo në sallë. Ishte një ambient shumë i habitshëm dhe i kishte kërkuar që të ishin më një ambient kështu më relaksues, më të qetë, për të qarë hallin e gjyqit. Në takimin e parë qytetarja është nxehur, i ka gjuajtur tavolinës dhe pastaj erdhi tek ne”.

Kodra theksoi gjithashtu se kjo është hera e parë që një gjyqtar filmohet në kamera duke marrë ryshfet.

“Uroj që hetimet e tij të mos dalin dhe të thonë që nuk është zëri i tij. Në fakt ky është rasti i parë që një gjykatës merr paratë në dorë dhe i fut në portofol, nuk kanë çfarë të thonë më”.

Gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi dhe psikologia e kësaj gjykate, Elona Meçani u vunë në pranga pasditen e kësaj të mërkure. Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të bërë mbrëmjen e së martës në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan. Me anë të kameras së fshehtë tregohej sesi 50-vjeçari Hysi shfaqej duke marrë 500 euro ryshfet dhe kërkonte favore seksuale një gruaje të divorcuar, për t’i dhënë asaj kujdestarinë e fëmijës. Ndërsa psikologia 28-vjeçare bënte rolin e sekseres.

******************************

Babai moster vret vajzen!

******************************

Mot i acarte ne shqiperi!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*