PD e ka bojkotuar mbledhjen e parë konstituive të Komisionit të Posaçëm për dezinformimin të drejtuar nga Erion Braçe. Në fjalën e tij Braçe tha se opozita duhet të ishte pjesë e luftës kundër dezinformimit.

Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin do të funksionojë për një afat kohor 1-vjeçar, dhe synon të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në vendin tonë.

Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Dezinformimit: Ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë e as organizatë. Ky komision ka për qëllim të njohë dhe të mbledhë të dhëna, të analizojë gjetje mbi ato, të organizojë një masë kritike shoqërore dhe institucionesh publike private gjithashtu për t’iu përgjigjur në mënyrë të tillë një luftë të organizuar të shteteve jo mike dhe të qëllimeve të tyre malinja, të shtuara veçanërisht prej luftës në Ukrainë edhe ndaj Shqipërisë.

Edhe kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës në këtë komision.

Blendi Çuçi, kryetari i Grupit Parlamentar të PS: Më vjen keq që kolegët e opozitës me gjithë ftesën e vazhdueshme që ka bërë kryetarja e Kuvendit, ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në këtë komision.

Në përfundim të punës 1-vjeçare, Komisioni do të përgatisë një raport me analizat, gjetjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore dhe masat administrative.

Klan News