Prej 11 vitesh në treg, Optika Luani sjell në Shqipëri brandin e njohur gjerman “Rodenstock”.

Kompania numër 1, e prodhimit të lenteve optike në Gjermani tashmë do të gjendet edhe ne tregun shqiptar tek Optika Luani.

Në një ceremoni të veçantë, Optika Luani, një nga brandet me ekskluzive dhe më cilësore në fushën e optikës dhe optometrisë, por edhe në fushën e modës dhe syzeve të diellit, prezantoi bashkëpunimin me liderin gjerman të prodhimit të lenteve.

Saktësi dhe rehati vizuale superiore janë ato që kompania Rodenstock ofron dhe që tashmë do të gjenden në çdo dyqan të Optika Luani. Drejtuesit e brandit gjerman thonë se kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me Optika Luani për cilësinë dhe si një nga kompanitë lider në fushën e optikës në Shqipëri.

“Pas disa muajsh negociatash ne vendosëm që të bashkëpunojmë me një nga kompanitë më të mira në tregun shqiptar në fushën e optikës, Optika Luani. Për ne është e rëndësishme cilësia dhe Optika Luani e ofron më së miri këtë”, thotë Kornel Bogyo, drejtor për marrëdhëniet ndërkombëtare me partnerët, Rodenstock Group.

Në Optika Luani, risitë dhe teknologjitë më të fundit shoqërohen edhe me trajnimin e stafit.

Klienti dhe një shërbim sa më cilësor ndaj tij mbeten fokusi kryesor.

Emrat më të njohur të botës së medias, artit, kulturës dhe politikës kanë zgjedhur që sytë e tyre t’ja u besojnë Optika Luanit.

Optika Luani numëron sot 20 filiale në të gjithë Shqipërinë, që nga Shkodra deri në Sarandë.

Tv Klan