Orët zyrtare do të jenë pa sekonda


Orët zyrtare do të jenë pa sekonda

08:57 01/12/2022

Vendimi hyn në fuqi nga viti 2035, Rusia kërkoi ndryshimin pas vitit 2040

Duke nisur nga vitit 2035 orëve zyrtare nuk do t’i shtohen më sekonda për t’i sinkronizuar me rrotullimin e Tokës. Vendimi është marrë nga qeveritë e gjithë botës në konferencën e përgjithshme mbi peshat e përmasat që u mbajt në Paris. Kundër vendimit ishte Rusia, që kërkoi që ky ndryshim të ndërmerrej pas vitit 2040, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të përditësuar ndryshimet e duhura në sistemet e navigimit satelitor Glonass.

Sipas rezolutës, asnjë sekonde nuk duhet shtuar më për të paktën një shekull, duke krijuar një papërputhshmëri mes orës universale UT1, që mat rrotullimin e tokës kundrejt yjeve, dhe orës së Koordinuar Universale UTC. Kjo e fundit është ora për jetën civile, e cila rregullohet nga qindra ora atomike të pozicionuara në të gjithë botën.

Deri më sot për të bërë përputhjen e dy matjeve të kohës, realizohej në 30 Qershor ose në 31 Dhjetor, ku shtohej një sekondë. Nga viti 1972 deri më sot kjo shtesë është verifikuar 27 herë, i fundit ndryshim në 2017. Për humanet ky sekond që shtohet është i paperceptueshëm, por ka krijuar probleme në sistemet dixhitale me programe që shkojnë në crash. Ndryshimi ka ndezur prej kohesh një debat të fortë, ku përfshihen edhe gjigandët e Web, si Meta dhe Google, pikërisht për problematikat që hasin.

Klan News









Të ngjashme