Përbërësit:

300 gr oriz integral

100 gr ton

50 gr pomodorini

50 gr ullinj të zi

1 kungull jeshil

1 avokado

1 qepë

Majdanoz

Rukola

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën, shtojmë pak spec djegës, ullinjtë e zi, majdanoz dhe i skuqim bashkë. Më pas shtojmë tonin e peshkut, pomodorinit, kungull jeshil, pak ujë dhe i lëmë të ziejnë.

Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë, shtojmë në të pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Pasi të vlojë shtojmë në të orizin.

Sallatën rukola e vendosim në gotën e mikserit, shtojmë në të vaj ulliri dhe bëjmë salcë. Grijmë imët majdanozin e vendosim në një tas, shtojmë avokadon e prerë në kubikë dhe i marinojmë me pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Orizin e zier e kalojmë në tiganin me perime e ton dhe i përziejmë bashkë që të lidhen. Vendosim me një formë orizin me ton dhe perime në pjatë, mbi të avokado dhe për dekor salcën me rukola.

/tvklan.al