Pa u bërë 1 vit aplikacioni “Klani IM” kalon 900 mijë përdorues


Pa u bërë 1 vit aplikacioni “Klani IM” kalon 900 mijë përdorues

17:28 14/11/2021

“Klani IM” kalon 900 mijë përdorues në më pak se 1 vit

Aplikacioni “Klani IM” ka kaluar çdo pritshmëri në shumë pak kohë. Sot aplikacioni Klani IM ka arritur numrin e më shumë se 900 mijë përdoruesve nga e gjithë bota, vetëm 4 ditë pa u bërë 1 vit nga publikimi i aplikacionit.

Platforma më e madhe shqiptare kudo në botë dhe e vetmja që ofron programe radiotelevizive pa asnjë pagesë.

25 kanalet më të mira televizive shqiptare i ndiqni përmes Klani IM, në një nga aplikacionet më të përhapura mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Shkarkoni falas Klani IM në çdo televizor LG web OS, Samsung Tizen, Amazon Fire TV, i disponueshëm edhe në iOS apo Android për të ndjekur 24 orë programet e preferuara përmes telefonit.

Teknologjia e fundit e transmetimeve OTT përmes aplikacionit “Klani IM” ju mundëson të ndiqni nga celulari apo tableti juaj kanalet Klan HD; Klan Plus; Klan News; News 24; ABC HD; Syri TV; EuroNews; A2; Ora News HD; Report TV; Fax News; RTV Ora HD; Scan TV; RTSH 1; RTSH Shqip; RTSH Film; RTSH Fëmijë; MCN TV; Club TV; Klan Macedonia; RTK1, T7; Klan Music; BBF dhe FolkloRit TV.

Mjafton një smartphone, një televizor smart apo një tablet për ta shkarkuar aplikacionin, që më pas mund të përdoret lehtësisht për të parë programet e larmishme nga çdo cep i botës./tvklan.al








Të ngjashme