Përbërësit:

600 gr patate

400 gr paccheri

300 gr pana

150 gr parmixhano

130 gr djathë kaçkavall

100 gr pançetë

20 gr gjalpë

1 presh

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim patate që të ziejnë. Vendosim po ashtu mbi sobë një tjetër tenxhere me ujë. Pasi të vlojë ziejmë në të paccherit. Në një tigan me pak vaj ulliri, shtojmë trumzë për ta aromatizuar. Heqim trumzën dhe skuqim në të pançetën. Më pas shtojmë në të pak ujë dhe i lemë të ziejnë. Në një tenxhere ziejmë për pak sekonda preshin e ndarë në fije.

Shtypim patatet, shtojmë në to pançetën e skuqur, djathin e prerë në kubikë, kripë, piper, vaj ulliri, pak djathë kaçkavall të grirë. Me masën e përgatitur mbushim paccherit e ziera, i vendosim disa prej tyre bashkë dhe i lidhim me fije preshi të zier. I vendosim në furrë për disa minuta që të piqen. Në një tenxhere shtojmë gjalpë, panën, kripë dhe piper. Pasi të zihen të gjitha bashkë shtojmë djathin e grirë. Më pas kremin e bëjmë me mikser për të qenë i njëtrajtshëm. Vendosim në pjatë fillimisht kremin dhe mbi të paccherit.

/tvklan.al