Edi Paloka ishte i vetmi nga 24 deputetët e PD që u përjashtua me 10 ditë nga Parlamenti. Këtë vendim të Sekretariatit të Etikës ai e ironizoi duke thënë se ‘kur s’bën faj, ata nuk të dënojnë shumë’. Përmes një interviste për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, Paloka deklaroi se nuk ka qenë fare i pranishëm kur janë djegur karriget të Hënën.


“Përjashtim interesant. Jam dënuar më pak nga të gjithë, do thuash ti apo kushdo se kam treguar tolerancë me Edin. Kur je pa faj fare, nuk të dënojnë shumë. E di ti që unë nuk kam qenë fare atje?! Unë nuk isha as në mbledhje për disa arsye, as kur u hoqën karriget e as kur u dogjën. Kam hyrë në sallë me vonesë, në vetë filmimet që kanë shpërndarë duket që unë nuk kam bërë asgjë. Nuk kam bërë asgjë! Këta janë tolerantë, s’janë aq të këqinj sa duken. Edhe Salianjin e dënuan me 1 vit burg se mund ta dënonin me 5 vite. Nuk janë aq të zinj!”

Sipas deputetit, kjo nuk është hera e parë që i “hyjnë në hak”.

“Këta kanë rekord me mua, se njëherë më kanë dënuar pa qenë fare në sallë. E pashë veten në listë, për akte në parlamentin ku s’isha hiç. Drurin jepja dhe kur s’bën faj se edukohet.”

“Do ta paguajnë për të gjitha, me të gjitha format!”, përfundoi ai.

/tvklan.al