Ish-presidenti Donald Trump do të intervistohet nga FBI në lidhje me atentatin gjatë tubimit në Pensilvani.

Megjithëse FBI nuk është agjencia përgjegjëse për hetimin e ndonjë gabimi në sigurinë e Trump, personeli i FBI-së po harton një plan kohor të ngjarjeve.

Trump, i cili ka qenë shumë kritik ndaj FBI-së, pranoi të ulet për një intervistë, e cila do të jetë në përputhje me çdo intervistë që agjencia ka kryer për raste tentantivë vrasje. “Ne duam të dimë perspektivën e tij, për atë që ai pa,” tha Kevin Rojek, një agjent special i FBI.

FBI ende po heton se çfarë e motivoi 20-vjeçarin Thomas Crooks për të tentuar të vriste Trumpin në një tubim të fushatës në Pensilvani. Zyrtarët e FBI-së nuk kanë identifikuar ende një motiv për Crooks, i cili u qëllua për vdekje nga një agjent i Shërbimit Sekret pasi hapi zjarr teksa mbahej tubimi.

Por nga hetimet e fundit është zbuluar se agresori 20-vjeçar kishte kryer kërkime në internet për ngjarje të ngjashme dhe në tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico ngjarje e cila ndodhi në muajin maj.

Zyrtarët e FBI-së e kanë përshkruar Crooks si një person të vetmuar që nuk kishte miq. Hetuesit duke përdorur aplikacione të koduara, zbuluan se Crooks bëri 25 blerje kryesisht armë zjarri dhe elementë kimikë për të bërë pajisje shpërthyese.

Interesi i gjatë i Crooks për shkencën dhe për të bërë eksperimente shkencore nuk ngjalli asnjë dyshim nga prindërit e tij, për të cilët FBI kanë bërë të ditur se kanë qenë shumë bashkëpunues me hetimin.

Klan News