Ndryshe nga vitet e tjera, e premtja para Pashkës, që njihet si e Premtja e Zezë, u kremtua vetëm me ceremoninë tradicionale, e cilat u mbajt në të gjitha kishat e qytetit.

Pandemia reduktoi ritualin e kalimit nën Epitaf dhe procesionin e varrimit të Krishtit, që sipas traditës shoqërohej në rrugët kryesore të qytetit nga qindra besimtarë.

Ritualet u kryen në kisha në praninë e një numri të reduktuar besimtarësh. E premtja e Zezë simbolizon sakrificat dhe vuajtjet e Jezu Krishtit, i cili me mëkatet e botës mbi shpinë, rrugëtoi mundimshëm drejt vendit ku u kryqëzua, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.

Klan News