Christian Panucci ka kërkuar nga futbollistët e grumbulluar në Kombëtare që në miqësoren me Norvegjinë të tregojnë të njëjtën formë si kundër Turqisë. E thotë një prej titullarëve, Etrit Berisha.

“Jemi optimistë dhe besoj se do të vazhdojmë të tregojmë një formë të mirë. Ka kohë për të menduar për Izraelin për Skocinë dhe për Ligën e Kombeve. Përqendrimi ynë për momentin është vetëm tek sfida ndaj Norvegjisë pasi duam të vazhdojmë të paraqitemi në të njëjtën mënyrë si ndaj Turqisë dhe pse jo të fitojmë”.

Në skuadër është rritur disi konkurrenca dhe sipas lojtarëve kjo vetëm do të rrisë cilësinë e lojës së ekipit.

“Po. Normalisht është një zhvillim. Nga një ditë në tjetrën mund t’i ndryshosh dhe planifikosh skemat. Është gjë normale që duhet kohë. Ndonjëherë sistemi që ke zgjedhur nuk funksionon. Kemi shumë lojtarë që janë në dispozicion. Kemi shumë konkurrencë të madhe që kontribuon për t’i mësuar këto skemat edhe më shpresë”.

Kombëtarja vazhdon stërvitjen me intensitet. Trajneri ka vendosur edhe rregulla rigoroze për futbollistët pasi kërkon përqendrim maksimal duke qenë se ka pak kohë në dispozicion të stërvisë të gjithë futbollistët për kualifikueset e ardhshme.

Tv Klan