Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës pritet të mbizotërohet nga kthjellimet në bregdet dhe zonën e ulët dhe kalime të vranësirave në zonat malore.

Parashikohet që dhe në vijim të jemi me mot të qëndrueshëm, por do të ketë kalime vranësirash, ku herë pas here do të bëhen më të dukshme në territor. Vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al