Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellime më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare.
Ndërsa vranësirat shfaqen më të shpeshta në zonat malore veriore duke sjellë reshje të izoluara shiu në skajin verior.
Pjesa e dytë e ditës; sjell shtim të vranësirave në vendin tonë; kryesisht në zonat Veriore dhe juglindore duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurta shiu.
Por orët e vona të mbrëmjes sjellin dobësim të vranësirave duke bërë që të ketë intervale me kthjellime në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al