Territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Parashikohet që pjesa e dytë të ditës të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë në veriperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi jugor –jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./tvklan.al