Ky është Gentian Qejvanaj, i riu shqiptar i cili këtë vit ka vendosur të kthehet në Atdhe me biçikletë, duke udhëtuar që nga Kina, aty ku jeton prej 10 vitesh.

Ai u nis me 30 Qershor nga Kina me biçikletë, për të bërë një rrugëtim të gjatë, plot sfida dhe emocione, për të arritur në Kallarat, në fshatin e tij të origjinës, ashtu si dhe kishte premtuar një vit më parë.

Dhe më pas drejt Vlorës, qetin e tij të lindjes, ku dhe Bashkia e Vlorës i organizoi një pritje.

Gentiani tha se këtë rrugëtim ja dedikon familjes së tij, ndërsa apeloi të rinjtë që të merren me sporte. Sipas tij natyra e Shqipërisë është ideal për turizmin e sporteve dhe sidomos çiklizmin.

Gentian Qejvanaj, çiklist: Familja ime në fillim nuk më besonte dhe nuk e kuptuan se nuk ishte një gjë vetëm për veten time, por për të gjithë shqiptarët që mund të kenë diçka për të qenë krenarë, sidomos tani që janë Lojërat Olimpike dhe le të themi se Vlora nuk është një vend vetëm për bregdetin, por edhe për aventurat.

Gjatë ceremonisë së pritjes nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, vlerësojë këtë rrugëtim të Gentianit , i cili përkon edhe me Lojërat Olimpike.

Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë së Vlorës: Genti na bën shumë krenar, ndjehem realisht shumë i emocionuar që një djalë shqiptar, një djalë nga Vlora bën gjithë këtë cirkuit kaq të gjatë, të vijë nga Kina në Vlorë me biçikletë, është një arritje dhe nuk besoj se ndonjë shqiptar tjetër e ka bërë më parë.

Gentian Qejvanaj, çiklist: E nisa vetë pa i thënë asgjë asnjërit, vetëm disa shokë e dinin të cilët e shpërndanë, që një shqiptar po bën diçka të tillë. Kjo më bën shumë krenar dhe kam shpresa se lëvizja e çiklistëve këtu në Vlorë të ketë nju zhvillim edhe te zonat rurale dhe besoj se ky mund të jetë një fillim.

I apasionuar me biçikletën por edhe hiking, Gentian Qejvanaj është i pari shqiptar që ka bërë një rrugëtim të tillë mbi 5 javë duke udhëtuar në 8 shtete me biçikletë për më shumë se 3500 kilometra.

Klan News