Ministrja Ibrahimaj: Reforma e fiskalizimit do të mbyllet brenda këtij viti

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat tha se gjatë vitit 2021 ecuria ekonomike ishte e mirë dhe parashikimi për rritjen ekonomike për vitin 2022 është 4.1%. Ministrja tha se reforma e fiskalizimit do të mbyllet brenda këtij viti ndërsa janë shtyrë gjobat për bizneset e vogla.

“Rritja ekonomike për vitin 2021 në bazë të informacioneve dhe të dhënave të tërthorta që Ministria e Financave ka, parashikohet të jetë në nivelin 8.6 përqind. Ne mendojmë që kjo rritje dhe gjithë perspektiva që na pret për vitin 2022, rritja ekonomike do të vazhdojë. Sigurisht jo në nivelet e vitit 2021 që ka një bazë të vitit 2020 shumë të ulët, por planifikojmë të arrijmë një rritje ekonomike me rreth 4.1 përqind. Nga ana tjetër në fund të vitit ne ndërmorëm disa nisma ligjore të cilat synojnë mbështetjen e biznesit dhe këtu e kam fjalën për shtyrjen e afatit të gjobave për biznesin e vogël kryesisht të fiskalizimit”.

Klan News