Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian u shpreh optimist për ringjallje të marrëveshjes

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, u shpreh optimist për ringjallje të marrëveshjes bërthamore me Iranin por paralajmëroi se koha po mbaron për negociatorët ndërkombëtarë.

Vazhdoj të besoj se mund të arrijmë një marrëveshje”, tha Le Drian për televizionin BFM.

Për ministrin francez koha për t’i dhënë zgjidhje problemit është mjaft e rëndësishme pasi sipas tij nëse nuk arrihet në kohë një marrëveshje atëherë nuk do të ketë asgjë për të negociuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët u larguan në 2018 nga marrëveshja, kanë rikthyer sanksionet ndaj Iranit. Sipas Uashingtonit deri më tani është bërë progres megjithëse i vogël. Bisedimet që nisën në fund të vitit të kaluar u shkëputën gjatë kohës kur Ebrahim Raisi u zgjodh  Presidenti i ri i Iranit.

Prej largimit të SHBA-së nga marrëveshja, Irani ka nisur që gradualisht mos ta respektojë atë. Autoritetet iraniane po insistojnë  që Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet para se t’i rikthehen marrëveshjes.

Klan News