Partia për të drejtat e njeriut pret një diskutim me vetë kryeministrin lidhur me problemet e shfaqura në Aleancën për Shtetin, përpara se të vendos nëse do të votojë ose jo në parlament dy emrat për ministrant, të propozuara nga vetë kryeministiri Nano. Kjo u vendos në mbledhjen e kryesisë së PBDNJ, e cila zgjati plot 2 orë.

Ligoraq Karamelo: “Problemi i mënyrës se si Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të pozicionohet në votimin e ardhshëm në parlament ishte një problem që angazhojë mbledhjen e kryesisë së partisë, në të cilin duhet theksuar se të gjithë antarët e kryesisë diskutuan me ndjenjë përgjegjsie për pozicionimin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Pritet një takim nga kryeministri për të biseduar rreth problemeve që tashmë janë krijuar midis nesh në kualicionin Aleanca për Shtetin”.

Gazetarja: Ju do i mbështesni këto ?

“Nuk mund të flasim tani për momentin”./tvklan.al