Kukësi i merr pikë në Air Albania

Partizani duhet të presë ende për fitoren e parë sezonale në kampionat. Të kuqtë barazuan 1-1 me Kukësin në javën e pestë të Abissnet Superiore. Pjesa e parë nuk pati gola, por probleme teknike. Ndeshja nisi pa sistemin VAR që kishte defekt dhe në minutën e 30 ndeshja u ndërpre, pasi sistemi i ndriçimit i stadiumit Air Albania nuk funksiononte.

Golat u realizuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Cara për Partizanin dhe më pas Feijao barazoi rezultatin. Skuadra e kryeqytetase ka 4 pikë pas 5 ndeshjesh.

Tv Klan