Colella: Disa lojtarë nuk janë në formë

Barazimi pa gola në turin e parë të kupës është një mësim për trajnerin e Partizanit i cili do të nisë përgatitjen e skuadrës për derbin me Tiranën që do të luhet këtë të dielë.

“Në derbi nuk dihet se kush do të fitoje. Barazimi me Orikumin mund të shërbejë për derbin për të mësuar nga gabimet dhe për motivimin motivimit. Unë shoh gjithnjë anën pozitive. Nuk jemi të gjithë gati për derbin. Kemi disa lojtarë që kanë një muaj pa luajtur, veçanërisht ata që kanë qënë të dëmtuar”.

Futbollistët, ata që e kanë përjetuar më parë këtë ndeshje, e dinë se cila duhet të jetë qasja e skuadrës në derbi.

“Derbi s’ka favoritë, është derbi. Kush jep më të mirën në fushë fiton. Duhet të jemi të qetë. Partizani duhet të jetë i përgjegjshëm për lojën, cinik para portës”.

Një ndeshje tjetër për t’u ndjekur është edhe ajo mes Teutës dhe Vllaznisë. Shkodranët e Mirel Josës duhet të paktën të mbajnë ritmin në vendin e tretë të renditjes.

Në ndeshjet e tjera të javës Bylis pret Erzenin, Laçi pret Kukësin ndërsa Egnatia përballet me Kastriotin.

Tv Klan