Cindy Marina sonte ka një spektator special që po ndjek performancën e saj në “Dance Albania” në Tv Klan. Njeriu i saj i zemrës, Genardi, djali i ish-parlamentares Jozefina Topalli ka ardhur për të përkrahur bukuroshen në garë. Momenti nuk i ka shpëtuar moderatores Aleketa Vejsiu, e cila pyet Cindy Marinën se çfarë emocioni provon në një situatë të tillë.

Cindy Marina: Po, është një emocion patjetër. Ai erdhi për herë të parë në fakt javën e kaluar dhe kisha emocione sepse po e mendoja, isha edhe bashkë me babin. Por mendoj që kur filloj të kërcej, nuk mendoj gjë tjetër, por gjithsesi me të vërtetë ishte një natë e bukur ai më pa këtu live, ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mirë.

Ndryshe nga partneri suportiv i Cindy-t, Mamaqi thotë se nuk është dakord, madje kjo është arsyeja pse bashkëshortja e tij, Amarda Toska, nuk kërcen më.

Ermal Mamaqi: Në qoftë se do të isha i dashuri i Cindy-t, nuk do isha shumë i lumtur me këtë Dionin i zhveshur në këtë formë, duke e parë kështu dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse gruaja ime nuk kërcen më. Ç’është ai trup perfekt që ke? I them Dionit./tvklan.al