Këshilli i Rregullim Territorit të bashkisë së Tiranës ka shqyrtuar 41 kërkesa në prona individuale të kryeqytetasve për legalizimet e kateve shtesë, dhënien e lejeve të ndërtimit apo shesheve për të ndërtuar. Shpesh Këshilli Teknik ka sygjeruar vërejtje për subjektet, duke kërkuar prej ndërtuesve të marrin përsipër ndreqjen e rrugëve.

Në këtë mbledhje është kërkuar gjithashtu leje ndërtimi për objekte 6-8 katë por me parkim nëntokësorë, si dhe është parë me rëndësi studimi për rrjetin rrugorë në unazën e re, Siri Kodra, rrugën Ferit Xhajko dhe rrugën e barikadave, hartuar nga Drejtoria e Projekteve të Infrastrukturës.

Nga ana tjetër bashkia ka menduar për gjelbërimin e rrugës së Durrësit. Mbi 140 pemë të llojit bli, dhuratë e kompanisë telefonike Vodafon, janë mbjellë nga ndërmarrja e punëtorëve të qytetit numër 1. Pas asfaltimit, shtrimit dhe trotuareve e rehabilitimit të fasadave të rrugës së Durrësit, bashkia mendojë për hijëzimin e kësaj rruge./tvklan.al