Forcat ndërkombëtare mes njësive speciale dhe protestuesve serbë

Këta janë pjesëtarë të KFOR-it polak që po patrullojnë në veri të Kosovës konkretisht në rrugën që të shpie për pikën kufitare Jarinjë. Edhe këta po duhet të kalojnë përmes barrikadave për të monitoruar situatën në veri. Pos trupave polake te KFOR it ne veri patrullojne edhe ushtaret amerikan dhe kanadez.

Madje në afërsi të Zvecanit gjendet një bazë ushtarake e KFOR it e quajtur Noting Hill. Edhe EULEX i ka shfaqur gatishmërinë që t’i asistojë KFOR it për patrullime me veri.

Ndërsa vazhdojnë të qëndrojnë edhe njësitet e policisë së Kosovë.

Në një konferencë për mediat në prani edhe të homologut austriak, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se ka ashpërsim të retorikës nga autoritete serbe dhe për këtë është e nevojshme qëndrimi i Njësisë Speciale në pikat kufitare në veri. Por ai hodhi poshtë pretendimet se kjo bëhet për të provokuar qytetarët serb. Situata vazhdon të jetë e njëjtë ndërsa protestuesit janë në numër më të vogël.

Tv Klan