KQZ nuk do të

hapë asnjë kuti të materialeve zgjedhore për t’i dhënë PD-së listën e

pjesëmarrësve në votim apo procesverbalin tip të mbylljes së votimit.

Burimet nga KQZ i

thanë ABC Neës se kutitë e materialeve zgjedhore nuk mund të hapen në këtë

mënyrë për shkak të kësaj kërkese, përveç rasteve kur parti pjesëmarrëse në

zgjedhje, mund të bëjë një proces amkimor pranë KQZ. Materialet zgjedhore,

sipas KQZ, do të dorëzohen më vonë pranë Arkivit të Shtetit, dhe me pas i takon

këtij institucioni të vendosë nëse do t’jua vendosë në dispozicion palëve të

interesuara.

Kështu PD nuk do

të mundë të verifikojë nëse rezultojnë votues edhe persona që në 30 qershor nuk

kanë qenë tek qendrat e votimit.

Nga ana tjetër,

KQZ po bën gati për Partinë Demokratike të gjitha materialet e tjera të

kërkuara që janë jashtë kutive: si tabelat e rezultateve, apo pamjet filmike të

grupeve të numërimit.

KQZ ka filluar të përgatisë materialet e kërkuara dhe thotë se procesi kërkon kohë, pasi janë rreth 20 mijë faqe dokumente që duhen fotokopjuar./ABC News Albania 24/7