Pas votimit të kryeprokurores së përkohshme, Partia Demokratike akuzon mazhorancën për falsifikim dhe manipulim të votës së deputetëve.

PD thotë se sipas procesverbalit, në votim kanë marrë pjesë me votë “pro” edhe disa deputetë të opozitës, ç’ka vërteton sipas tyre vjedhjen e votës në Kuvend.

Për këtë është akuzuar kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla.

Në një reagim në rrjetet sociale ai përgjigjet se pas grabitjes me dhunë të kartave të votimit të deputetëve Musa Ulqini, Ervin Bushati, Ulsi Manja dhe Alket Hyseni nga Monika Kryemadhi, ka qenë i detyruar të zëvendësojë kartat e tyre me 4 karta deputetësh të tjerë që nuk merrnin pjesë në votim, sa kohë që ajo jep akses në sistemin e votimit.

Balla akuzon Kryemadhin se ka sulmuar edhe deputetin Ulsi Manja duke publikuar një video të këtij momenti.

Tv Klan