Opozita paralajmëron përshkallëzim të aksionit të saj politik brenda në parlament.

Të mbledhur pak orë përpara nisjes së seancës plenare ku u vu re edhe prania e demokrates Jorida Tabaku, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se në qendër të misionit politik të opozitës do të jetë Reforma Zgjedhore.

“Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira e të ndershme. Shqipëria ka detyrimin për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Më pas qëndrojnë edhe denoncimet e opozitës për aferat e qeverisë, për të cilat Bardhi paralajmëroi nga interpelanca me Kryeministrin e deri tek hetimi parlamentar.

“Do të ketë disa kërkesa për interpelancë dhe do vazhdojmë të qëndrojmë përballë”.

Krahas aksionit politik në Parlament beteja e opozitës pritet të jetë edhe në sheshe me qytetarët, vendime që pritet të merren nga forumet e Partisë Demokratike.

Tv Klan