Artur Duçkallari: “PDS vlerëson se të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit që kanë humbur vlerat e tyre operative me ligjin e ri duhet t’i kalojnë arkivit të shtetit dhe të jenë të hapura për t’u konsultuar nga publiku i gjerë apo dhe politikanë të veçantë që dëshirojnë të njihen me to. Zvarritja shumëvjeçare e kësaj transparence ka ushqyer abuzivizmin, nëpërkëmbjen dhe poshtërimin padrejtësisht të një grupi të caktuar njerëzish dhe familjarëve të tyre brenda apo jashtë politikës duke degjeneruar pse jo edhe vetë imazhin e politikës së sotme.”

Artur Roshi: “Partia e Ballit Kombëtar Demokrat mendon se ligji për hapjen e dosjeve nuk duhet të ketë të njëjtin fat si çështja e pronave apo dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politik. Ne mendojmë se hapja e dosjeve duhet të jetë një nga ligjet e infrastrukturës për pastrimin e shoqërisë nga metodat marksiste të drejtimit të saj. Ligji i dosjeve duhet të bëjë një pastrim të njerëzve që mbartin akoma ide komuniste dhe ende drejtojnë shoqërinë shqiptare drejt ekonomisë së tregut”./tvklan.al