Në debatin presidencial me Joe Biden, Donald Trump doli fitimtar, duke patur më shumë argumente dhe u tregua më i mprehtë kundrejt 82-vjeçarit që tashmë u tërhoqa nga gara presidenciale për zgjedhjet e Nëntorit.

Ndërkaq në krahun e demokratëve Kamala Harris shihet si pretedentja më e denjë për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale kundër Donald Trump. Gara për këtë të fundit duket se do të bëhet më e vështirë nëse përballë do të ketë një kundërshtare si Harris, më e re në moshë.

Hendeku i moshës midis Trump dhe ndonjë prej kundërshtarëve të tij të mundshëm demokratë, Kamala Harris , 59 vjeç, Guvernatori i Miçiganit, Gretchen Whitmer, 52 vjeç dhe Josh Shapiro i Pensilvanisë, 51 vjeç, mund ta vendosë në fokus të kritikave nga votuesit.

Performanca në debatin presidencial me Biden e favorizoi Turmp, mbështetja e të cilit u rrit ndjeshëm më pas. Gjithashtu atentati ndaj tij dhe fjalët në atë moment “Luftoni, luftoni, luftoni” bënë që Trump të fitonte më shumë mbështetje dhe të konsolidonte partinë e tij.

Megjithatë nuk kanë munguar as kritikat për gjuhën që ai përdor, në debatin me Biden ai u akuzua se përdori argumente që ishin jo të vërteta dhe të pabaza, me dorëheqjen e Biden ai e cilësoi si një kundërshtar të dobët dhe jo të denjë duke vazhduar më pas gjatë fjalimeve të tij në fushatat zgjedhore të grihte akuza e kundër-akuza shpesh herë duket përdorur dhe teori konspirative.

Për sa i përket përballjes së mundshme me Kamala Harris, nëse ajo fiton mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur Presidente e SHBA, Trump është shprehur se nuk shikon ndonjë ndryshim dhe se besonte në aftësitë e tij./tvklan.al