Kur u emëruar si zëvendëspresidente e SHBA më 20 Janar të vitit 2021, ajo u bë gruaja e parë që arriti të ishte gruaja e parë që ishte në krye të postit të dytë më të rëndësishëm të qeverisë amerikane.

Si një fëmijë që vinte nga një familje emigrante ajo hyri në histori si gruaja e parë amerikano-aziatike që e arriti këtë.

Përzgjedhja nga Joe Biden si kandidate për zgjedhjet presidenciale më 5 Nëntor, mund të jetë një biletë tjetër suksesi për të hyrë në historinë e SHBA.

Si një grua e suksesshme 59-vjeçarja gjatë rrugëtimit të saj në sferën politike nuk ka shmangur në asnjë moment diskutimet në lidhje me identitetin e saj racor.

Në autobiografinë e saj në vitin 2019 “Të vërtetat që mbajnë: Një udhëtim amerikan”,Harris ka shkruar:  Nëna ime, gjyshërit dhe xhaxhai na rritën me krenari për rrënjët tona të Azisë Jugore. Emrat tanë klasikë indianë u kthyen në trashëgiminë tonë dhe ne u rritë me një vetëdije dhe vlerësim të fortë për kulturën indiane. Të gjitha fjalët e përzemërta apo edhe zhgënjimet  dolën nga goja e nënës sime në gjuhën amtare. Gjë që më duket e përsosur, pasi pastërtia e atyre emocioneve është ajo që unë e lidh me nënën time.

Gjatë prononcimeve të saj në çdo shfaqje publike Harris është treguar fanatike dhe krenare njëkokësisht për origjinën e saj dhe komunitetin të cilin përfaqëson.

“Unë jam e zezë dhe jam krenare që jam e tillë. Kam lindur kështu dhe do të vdes kështu. Nuk justifikoj askënd që nuk e kupton këtë,” është shprehur ajo gjatë një interviste në vitin 2019 në “The Breakfast Club”.

Harris ka treguar gjithashtu se shkonte gjithmonë në kishë ose në tempuj indu. Gjatë një interviste në vitin 2015 për “Los Angeles Times”, ajo ka thënë që ke qenë e mirëpritur gjithmonë në kishë, por ajo ka thënë gjithashtu se nuk ishte njësoj e mirëpritur në familjen e fqinjëve të saj.

“Fqinjët nuk i lejonin fëmijët që të luanin me ne, sepse ne ishim me ngjyrë,” ka thënë ajo.

59-vjeçarja ka shprehur gjithmonë mirënjohje për nënën e saj, për edukimin, origjinalitetin e saj. Harri thotë se është ndjerë e frymëzuar për të ndjekur rrugën e nënës së saj.

/tvklan.al