Lajme Arkiva 2003

Përfaqësuesit e lartë të antimafias italiane janë të parët për këtë vit që takojnë prokurorin e përgjithshëm shqiptarë Theodhori Sollaku.

Zëvendës prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi dhe ai i Lecces, Giuseppe Capoccia i njohur si prokurori që është marrë drejtpërdrejtë me çështjen dhe arrestimin e të pandehurve të dosjes kokaina mbërritën në orët e pasdites.

Ata janë të ftuar në cilësinë e ekspertëve evropianë për krimin e organizuar në një seminar trajnues për prokurorë dhe gjyqtarë që do të zhvillohet në shkollën e magjistraturës, por takimin e parë Mandoi e ka patur në prokurorinë e përgjithshme.

Numri dy i antimafias italiane është treguar indiferent lidhur me zhvillimet në procesin shqiptar “Kokaina”, ndërsa lidhur me dëshminë e të penduarës Çestari ai pohoi se shpjegimet e saj dhënë së fundmi për gjyqtarët shqiptarë, janë të njëjta me ato që janë dhënë para një viti, prandaj ato janë të vërteta shprehet Mandoi.

Lidhur me një deklaratë të fundit të Ministrisë së Brendshme italiane që e cilëson Shqipërinë si lumi i trafikut të drogave të rënda, numri dy i antimafias italiane thotë se përderisa këtë e thonë autoritetet e policisë së vendit të tij atëherë kjo duhet ët jetë e vërtetë./tvklan.al