Ministri i Rendit Perikli Teta flet për situatën në vend pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Sipas ministrit Teta policia është në mbrojtje të institucioneve dhe nuk do lejojë asnjë ti dhunojë ato. Përsa i përket qytetarëve ai u bën thirrje të ruajnë qetësinë e tyre.

“Gjendja më e fundit në vend është që e gjithë policia është në zbatim të detyrave. I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ruajnë institucionet dhe të mbrojnë shtetin. Shqipëria nuk mund të bëhet shteti dhunës, i vjedhjeve apo plaçkitjeve. Unë deklaroj në emër të policisë se ne nuk do të lejojmë askënd të dhunojë institucionet dhe do ti mbrojmë ato me gjak duke filluar që nga unë. Kryeministria është djegur nga grupe kriminale ku të gjithë janë filmuar, të gjithë do të shkojnë në gjyq dhe të gjithë do të përgjigjen.”- u shpreh ai.

Pamje Ministri i Rendit Perikli Teta intervistë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili