Ambasada Britanike në Prishtinë ka organizuar sot Ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, janë vendosur kurora lulesh për 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR).

Në një fjalë të shkurtër rasti, ambasadori Nicholas Abbott ka thënë se do të kujtohen përherë 14 ushtarët në fjalë, njofton Klan Kosova.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, e cila është edhe kryetari e Kuvendit.

I pranishëm ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.

Ngjarja është zhvilluar në sheshin “Edit Durham”, afër “Hotel Grand”  në Prishtinë./klankosova