Vuçiç paraqet kërcënimet e perëndimorëve nëse nuk pranon planin franko-gjerman

Presidenti Vuçiç deklaroi se liderët perëndimorë e kanë kërcënuar ate me pasoja nëse nuk pranon që të nënshkruhej marrëveshja e paqes për Kosovën. Ai tha se Beogradi do të këmbëngulë në formimin e bashkësisë të komunave me shumicë serbe e nenshkruar ne Bruksel nga pala kosovare qe në vitin 2013. Sipas Vuçiç serbët e Kosovës do te kthehen në institucionet kosovare vetëm pas formimit të bashkësisë së komunave serbe.

“Albin Kurti nuk dëshiron të formojë Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë edhe pse kjo është parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013, vetëm për të provokuar një konflikt të armatosur me Serbinë dhe të prezantohen si viktima të Zelenskit ballkanik.”

Duke prezantuar propozimin franko gjerman Vuçiç pranoi si kushti kryesor nenin 4 sipas të cilit Serbia nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Në atë dokument, nuk përmendet në mënyrë eksplicite njohja reciproke por përmendet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

“Kam dëgjuar histori që ata nuk mund të pranohen në NATO. Jo, po ne do ta pengojme NATO-n që ta pranojë Kosovën në aleancë. Është kaq e kotë të pretendojmë këto, për ne është e rëndësishme vetëm që njerëzit ta dëgjojnë. Kundërshtuan apo nuk kundërshtuan Këshillin e Europës në momentin që ata do të vendosin, do ta kenë shumicën. Kundërshtuan apo nuk kundërshtuan NATO-n, ata do të kenë shumicën. Kundërshtuan apo nuk kundërshtuan Bashkimin Europian vendimi është i tyre.

Opozita serbe e priti presidentin Vuçiç me fotografinë e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç, dhe me pankarta me mbishkrimin “Vuçiç e tradhtove Kosovën”.

Klan News