Lajme Arkiva 2004

Përmbaruesit nëpër rrethe detyrohen të ekzekutojnë 60 dosje brenda një viti, ndryshe dihet shkarkim nga puna. Në analizën vjetore të përmbarimit norma e caktuar nga drejtori i përgjithshëm Naçe është diskutuar mes përmbaruesve, për një pjesë që deri dje kanë kaluar rreth 40 çështje 60 të tilla është e vështirë, të tjerë që janë pyetur nga drejtori i përgjithshëm Naçe është diskutuar mes përmbaruesve.

Për një pjesë që deri dje janë kaluar rreth 40 çështje, 60 të tilla është e vështirë. Të tjerë që janë pyetur nga drejtori i përgjithshëm Nasip Naço dhe zëvendës ministri i Drejtësisë Sokol Azizi, janë përgjigjur që do të bëjnë të pamundurën  të realizojnë 60 çështje, pasi kjo u kushton vendin e punës.

Nga përmbarimi në vitin që lamë pas kanë mbetur qindra qytetarë të zhgënjyer por që sipas Naçes një pjesë e çështjeve janë të akumuluara nga vitet e shkuara.

Nasip Naço: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Hekurudhor krahas krijimit të infrastrukturës së akteve ligjore dhe nënligjore, ka përcaktuar dhe evidentuar shkaqet për sa i përket çështjeve të paekzekutuara të cilat mendojmë se janë: Mungesa e profesionalizmit si dhe ekzistenca e elementeve korruptivë, mangësia e përkushtimit në punë dhe indiferentizmi i shfaqur nga zyrat e përmbarimit dhe një organizim i mangët i punës në këto zyra. Mungesa e respektit ndaj ligjit si nga përmbaruesit gjyqësor ashtu edhe nga qytetarët, persona fizikë juridik apo edhe nga institucione buxhetore. Mospajtimi dhe moszbatimi i institucioneve shtetërore me urdhër për zbatimin e vendimeve gjyqësore kur ato humbasin gjyqin.

Krahasimet me një vit më parë se 2003 janë të kënaqshme. Nga 3700 çështje në vitin 2002 në 4900 çështje të ekzekutuara në vitin 2003. 114 përmbaruesit kanë arritur të ekzekutojnë  1200 çështje më shumë se viti 2002. Çdo përmbaruesi në vitin 2003 i ka përkuar përfundimi i 47 çështjeve./tvklan.al