Një tjetër aksident ndodhi këtë të hënë në Lezhë. Ngjarja ndodhi në pranë Kryqëzimit të Rrilës, në Barbullojë. Dy automjete u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën e për pasojë të paktën 3 persona mbetën të plagosur.

Gazetarja Vera Deda, e cila përcjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, thotë se paraprakisht raportohet se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa personi i tretë është në gjendje të stabilizuar.

Rrethanat e këtij aksidenti momentalisht mbeten të paqarta, por siç dallohet edhe në pamje, përplasja ka qenë mjaft e fortë./tvklan.al