“Duhet administratori, por nuk e kemi zgjedhur ende”,

thotë një banor

. “Nuk më duhet, se unë në kat të parë banoj, nuk më duhet”,

shprehet një tjetër.

Kontradikta të tilla mes vetë banorëve kanë bërë që gjysma e pallateve në kryeqytet të mos zgjedhin administratorin. Sipas Drejtorit të Dikasterit të Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko, nga 5 mijë ndërtesa shumëkatëshe deri tani janë zgjedhur 1500 administratorë në pallate të rinj dhe ato para viteve “90.

“Janë 5 mijë ndërtesa shumë katëshe në kryeqytet. Nga këto 3600 janë pallate dhe ne kemi trokitur në të gjitha këto dyert e këtyre pallateve, deri tani janë zgjedhur 1500 administratorë. Pakica që nuk zgjedh, ose është me qira aty, ose janë biznese katet e para, ose pallatet janë dy-tre katëshe”.

Shumica e pallateve të vjetër janë ato që kanë përfituar në total nga 24 fonde komuniteti gjatë një viti.

Tv Klan