Drejtoria e Burgjeve ka urdhëruar pezullimin e lejeve shpërblyese për të burgosurit për festat e fundvitit. Sipas një urdhri të shpërndare nga drejtori Arben Çuko nga data 24 Dhjetor deri në 6 Janar nuk do të ketë leje shpërblyese.

Kjo masë merret për arsye sigurisë dhe me qëllim shmangien e ngjarjeve kriminale. Një javë me parë në Shkodër Artan Koçeku një i burgosur i liruar me leje shpërblyese vrau Angjelin Shkambin.

Tv Klan