Kabineti qeveritar së bashku me deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste do të zhvillojnë sot një mbedhje informale në Elbasan. Mësohet se tema kryesore e këtij takimi do të jetë strategjia e re socialiste për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025-ën.

Punimet pritet të nisin rreth orës 10:00 dhe është parashikuar që mbledhja të ndahet në tre pjesë. Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës.


Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare. 

Ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili do të bëjë një përmbledhje të strategjisë që socialistët do të kenë në këto zgjedhje ku synojnë mandatin e tyre të katërt qeverisës.

Klan News