Drejtori i burgut të Rrogozhinës Ibrahim Bejo është pezulluar nga detyra në zbatim të një vendimi të marrë nga Gjykata e Kavajës.

Kjo gjykatë kishte vendosur masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për Bejon, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë ka nisur një procedim penal ndaj tij, pas akuzave për korrupsion.

/tvklan.al