Partia Demokratike ka denoncuar me kohë njerëzit që akuzon sot Sokol Koçiu. Kështu deklaroi sekretari i marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike Pjetër Arbnori i cili tha se pas emrave të vrasësve fshihen të tjerë njerëz me pushtet.

“Partia Demokratike që në fillim ka ditur një pjesë të madhe të ngjarjeve në prapaskenë dhe i ka dhënë mendimet e saja dhe ka dalë për të dhënë kontributin e saj, por jo tek ata njerëz që janë për të fshehur të vërtetat, por tek ata njerëz që përfaqësojnë vërtetë institucionet dhe do të bënin mirë t’i zbulonin të vërtetat. Unë mendoj gjithnjë se nuk janë ekzekutorët kryesorë. Kryesorët janë ata që kanë organizuar dhe shtyrë dhe publiku shqiptar në mos qoftë i sigurtë i merr me mend mirë se cilët janë organizatorët dhe shtytësit e vrasjes Hajdari.”/tvklan.al