Atentat me armë zjarri, plagoset një person

Foto nga vendngjarja
Posta

Atentat me armë zjarri, plagoset një person

19:18 19/12/2017

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në hyrje të qytetit të Korçës. Referuar njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë.

39- vjeçari me inicialet M.Z banues në Korçë është qëlluar në këmbë nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të  largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet. Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës,

Aktualisht 39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po  punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/tvklan.al

 

Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT