Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story”, ka pasur një përplasje mes protagonistëve të formatit të dashurisë si pasojë e publikimit të një videoje mjaft intime të Deas me Albjonin jashtë programit.  

Bajroni: Ne jemi këtu se kemi interes për ju dhe pas videos e marrim si konfirmim se ju jeni bashkë.

Algerti: Unë di se kjo video nuk është bërë ditën e xhirimeve që i bie se është thyer rregulli kryesor i këtij programi. 

Dea: Ne e qartësuam dje. Nuk e di sa i vëmendshëm ke qenë mbrëmjen e djeshme. Mua më shqetëson shumë se Bajroni është i pari që do të godasë faktin që isha në makinë me Albjonin, ama Bajroni ishte ai që më thoshte që Dea, le të takohemi të dy me njëri-tjetrin dhe ta pijmë një kafe jashtë emisionit. Nëse unë dija në kafe me Bajronin jashtë emisionit është okey, por…

Bajroni: Pse ndodhi kjo?

Dea: Për arsyet që i citova ti thua: Me Albjonin mos dil, me mua është okey.

Bajroni: Sepse më ke dhënë ti hapësirë.

Dea: Po gabon shumë./tvklan.al