Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15 është gjetur trupi i pajetë i 72-vjeçarit me iniciale K.H. në banesë në lagjen numër 5 në Pogradec. Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur disa ditë më parë. Familjarët, pasi e kanë kostatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg nga ku pritet të mësohet arsyeja e vdekjes.

Nga ana tjetër, familjarët deklaruan se ka rënë në koktakt me energjinë.

Policia po heton mbi shkaqet e vdekjes të viktimës./tvklan.al