Në Prefekturën e Elbasanit janë marrë të gjitha masat nga policia që fushata zgjedhore të procedojë pa probleme dhe aktivitetet politike të zhvillohen brenda normave të demokracisë. Drejtori i Policisë në këtë prefekturë Edmond Koseni ka dhënë urdhër që të gjitha forcat të jenë në gadishmëri. Rëndësi të veçantë do t’i kushtohet personaliteteve në mitingje dhe në takime politike.

“Janë marrë masa për shoqërimin e personaliteteve si në hyrje në prefekturën tonë dhe daljen nga prefektura jonë. Gjithashtu në ditën e zgjedhjeve janë përcaktuar të gjitha detyrat e çdo ushtaraku. Do të mbulohen të gjitha qendrat e votimit me policë ku polici do të kryejë vetëm detyrën e vet si të mbrojë rendin dhe qetësinë publike dhe gjithashtu të sigurojë votën e lirë të popullit ku populli të votojë lirshëm dhe pa probleme.”

Në Policinë e Elbasanit, aktive në këtë periudhë është bërë dhe Policia Kriminale e cila në mënyrë sekrete me efektiva civilë ka bërë një investigim për elementë që konsiderohen si kontigjentë të mundshëm keqbërësish në këtë rreth./tvklan.al