Dhoma ku mësonte dhe rrinte shërbente edhe si vend ku mblidhej klientela për blerjen e drogës. Policia e Tiranës arrestoi në orët e vona të mbrëmjes një studentë 22 vjeçar A.B. Ai është nga Levani i Fierit dhe banon në Qyetet Studenti, aktualisht edhe studion në vitin e parë në Fakultet.

Burimet policia shtuan se A.B. shiste drogë të tipit hashash dhe kishte arritur të kishte shumë klientë, kryesisht bashkëmoshatar të tij dhe studentë të fakulteteve të ndryshme në Tiranë. Arrestimi i 21 vjeçarit u krye pas sinjalizimeve të agjentëve të policisë të cilët kanë vënë re lëvizjet e dyshimta të riut nga Fieri edhe katër përdorues të drogës së lehtë janë ndaluar në çastin që po blinin lëndë narkotike.

Në dhomën ku qëndronte A.B. punonjësit e policisë kanë gjetur një pako 2 kilogramshe me lëndë narkotike. Ky është rasti i parë pas shumë muajsh që një student kapët brenda mjediseve të këtij  qyteti dukë shpërndarë drogë. 22 vjeçari pritet të paraqitet për masës e sigurisë në gjykatë me akuzën shitje e lëndëve narkotike./tvklan.al