Këto janë momentet kur Forcat Speciale të Policisë së Ekuadorit hyjnë në ambasadën e Meksikës për të arrestuar brenda selisë diplomatike ish-zëvendëspresidentin ekuadorian, Horge Glas.

I akuzuar dhe dënuar dy herë nga drejtësia për korrupsion, ish-zëvendëspresidentit i Ekuadorit, Glas që prej Dhjetorit të vitit të shkuar kishte kërkuar strehim, duke kërkuar azil politik.

Ai cilësonte vendimin me natyrë politike dhe deklaronte se po persekutohej nga Prokurori i Përgjithshëm.

Po kërkesa për azil politik u cilësua nga qeveria e Ekuadorit si jo e mbështetur në ligjet ndërkombëtare ndaj dhe ndërhyri në atë që e cilëson si një akt në mbrojtje të sovranitetit kombëtar.

Menjëherë pas këtij incidenti, president i Meksikës deklaroi se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pasi u shkel konventa ndërkombëtare  e Vjenës. Këtij vendimi iu bashkua dhe Guatemala, e cila ndërpreu edhe ajo marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin.

Tv Klan