Përmes shteteve Shqipëri, Itali, Spanjë, Meksikë, një grup kriminal i përbërë nga disa shqiptarë mundësonin kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptare drejt tokës së premtuar, SHBA-ve.

Ky është konkluzioni i hetimit të SPAK i nisur në vitin 2023 që u finalizua me 5 masa sigurimi, 1 “Arrest në burg” dhe 4 të tjera në “Arrest shtëpie” për disa akuza si dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm, falsifikim të vizave dhe pasaportave, grup kriminal apo edhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e Posaçme thotë se ka dokumentuar dy veprimtari të paligjshme gjatë këtyre hetimeve. Së pari është zbardhur aktiviteti i trafikut të paligjshëm drejt Amerikës.

E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 deri në 45 000 USD.

Rol aktiv në këtë grup SPAK thotë se kishte shtetasi Luc Melaj. SPAK thotë se gjatë hetimeve u provua aktiviteti i paligjshëm i dy kontrollorëve në pikën kufitare të Hanit të Hotit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj.

Të dy ata referuar Prokurorisë nuk regjistronin në sistem shtetasit shqiptarë, të cilët kishin tejkaluar afatet e qëndrimit në shtetet e BE-së, kishin ndalim për të hyr në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit ishin azilkërkues.

Tv Klan